RRETH SHQIPERISE            
Like us on Facebook
  • Hyrja
  • Gjeografia
  • Historia
    • Histori e Hershme - Pellazge, Ilire dhe Epirote
    • Pirro i Epirit
    • Gjergj Kastrioti - SKENDERBEU
    • Besëlidhja e Lezhës
    • Familja e Kastrioteve
    • Ali Pashe Tepelena
    • Pavarësia e Kosovës
  • Kultura
    • Arti
    • Kuzhina
    • Letersia
    • Vallja
  • Transporti
  • Turizmi
    • Amantia
    • Antigonea
    • Laguna e Karavastasë
    • Parku Kombëtar i Butrintit
    • Parku Kombëtar i Lurës
    • Parku Kombëtar Thethit
    • Parku Kombëtar Lugina e Valbonës
    • Parku kombëtar i Korabit
    • Parku Kombëtar i Llogorasë
    • Parku Kombëtar i Dajtit
  • Ekonomia
  • Sporti
    • Futboll>
      • Historia e kampionateve
      • Kupa e Kampioneve
      • Kupa e Kupave
      • Kupa Uefa
      • Kupa Intertoto
      • Ekipi kombetar
    • Volejboll
    • Basketboll
  • Berati
    • Gjeografia
    • Historia
    • Kultura
    • Turizmi
    • Transporti
    • Personalitete
    • Foto
    • Video
  • Durresi
    • Prejardhja e emrit
    • Historia, Gjeografia & Transporti
    • Personalitete
    • Foto
  • Gjirokastra
    • Prejardhja e emrit
    • Gjeografi
    • Histori
    • Kultura
    • Turizmi
    • Personalitete
    • Foto
    • Video
  • Shkodra
    • Gjeografia
    • Historia
    • Kultura
    • Turizmi
    • Transporti
    • Personalitete
    • Foto
    • Video
  • Tirana
    • Gjeografia
    • Historia
    • Turizmi
    • Transporti
    • Personalitete
    • Kuriozitete
    • Foto
    • Video
  • Vlora
    • Historia
    • Transporti
    • Foto
    • Video
Shqipëria si shkak i pozitës së saj gjeografike, klimës, bukurive natyrore dhe trashëgimisë së pasur historike e kulturore ofron një potencial të rëndësishem për zhvillimin e industrisë së turizmit. Klima e butë dhe e favorshme bën që vendi të jetë destinacion turistik gjatë 12 muajve të vitit. Gjatë viteve të fundit  turizmi shqiptar po jeton një ngritje të vazhdueshme duke u përqendruar në ofrimin e produkteve të ndryshme turistike si turizmi i " diellit dhe detit", " turizmi kulturor"  etj.  Turizmi bregdetar është kryesisht i zhvilluar në qytetet e Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe Divjakës. Gjatë stinës së verës më shumë se 200.000 turistë frekuentojnë ujërat e detit Adriatik të Durrësit dhe Vlorës, të cilat ofrojnë edhe shërbime hotelerie dhe qendra argëtimi të ndryshme. Durrësi është një destinacion interesant edhe për turizmin historik. Qyteti i bukur i Sarandës  është një qendër e rëndësishme turistike jo vetëm për plazhet por edhe për pasuritë e mëdha  kulturore e historike. Saranda vizitohet nga shumë turistë ndërkombëtarë, një pjesë e mirë e  të cilëve hyjnë nga ishulli grek i Korfuzit. Turizmi malor është i përqendruar kryesisht në pjesën Jug- Lindore dhe Veriore të Shqipërisë. Fshati i Voskopojës ndodhet 21 km larg qytetit të Korçës, me ajër të pastër dhe ujë kurativ. Pika të tjera janë Alpet e Shqipërisë në veri të vendit (Thethi, Vermoshi, Valbona etj).  

Zhvillimi i turizmit ne Shqiperi

Gjatë vitit 2010, numri i vizitorëve të huaj ishte 2.3 milion, krahasuar me 1.8 milion që ishte një vit më parë. Kjo tregon një rritje me 29% krahasuar me vitin 2009. Numri i vizitorëve të huaj gjatë viteve të fundit ka ndryshuar në këtë mënyrë: 


Viti                                                            2006                      2007                      2008                      2009                      2010
Numri i vizitoreve te huaj                        926 056               1 098 765              1 330 138              1 786 045              2 302 899
Ndryshimi ne perqindje                                                           19 %                      21 %                     34 %                       29 %
Burimi: MTKRS


Gjatë viteve, me përjashtim të vitit 2009, muaji që ka fluksin më të madh të vizitorëve të huaj ka qënë muaji gusht, i cili përputhet edhe me periudhën e turizmit pranë plazheve të Shqipërisë. Ndërkohë në muajt e tjerë vihet re një numër shumë më i kufizuar vizitorësh. Kjo tregon që llojet e tjera të turizmit, përveç turizmit bregdetar janë tepër të pazhvilluara. 

Gjatë tre viteve të fundit të ardhurat nga vizitorët e huaj në Shqipëri kanë qënë:

Viti                                                           2007                       2008                       2009
Te ardhurat (milione EUR)                      1,002                      1,170                      1,302 
Ndryshimi ne perqindje                                                           17 %                       11 %
Burimi: MTKRS


Sikurse shikohet edhe nga të dhënat, nga viti 2008, në vitin 2009, të ardhurat nga vizitorët janë rritur me 11%, ndërkohë që numri i vizitorëve të huaj është rritur me 34%. I njëjti trend vihet re edhe për periudhën 2007-2008: të ardhurat janë rritur me 17%, ndërsa numri i vizitorëve është rritur me 21%. 


Është e domosdoshme që Shqipëria të zhvillojë të gjitha llojet e turizmit, dhe jo vetëm atë bregdetar për të maksimizuar të ardhurat. Gjithashtu duhet përmirësuar cilësia e shërbimit, pastërtia, rendi dhe gjithë faktorët e tjerë, të cilët jo vetëm rrisin numrin e turistëve që vizitojnë Shqipërinë nga kurioziteti, por edhe numrin e turistëve që e rivizitojnë atë pasi kanë kaluar eksperienca të këndshme. 


fjale kyce: turizmi ne shqiperi, turizmi, turizmi shqiptar, turizmi kulturor, turizmi bregdetar
Powered by Create your own unique website with customizable templates.