RRETH SHQIPERISE            
Like us on Facebook
  • Hyrja
  • Gjeografia
  • Historia
    • Histori e Hershme - Pellazge, Ilire dhe Epirote
    • Pirro i Epirit
    • Gjergj Kastrioti - SKENDERBEU
    • Besëlidhja e Lezhës
    • Familja e Kastrioteve
    • Ali Pashe Tepelena
    • Pavarësia e Kosovës
  • Kultura
    • Arti
    • Kuzhina
    • Letersia
    • Vallja
  • Transporti
  • Turizmi
    • Amantia
    • Antigonea
    • Laguna e Karavastasë
    • Parku Kombëtar i Butrintit
    • Parku Kombëtar i Lurës
    • Parku Kombëtar Thethit
    • Parku Kombëtar Lugina e Valbonës
    • Parku kombëtar i Korabit
    • Parku Kombëtar i Llogorasë
    • Parku Kombëtar i Dajtit
  • Ekonomia
  • Sporti
    • Futboll>
      • Historia e kampionateve
      • Kupa e Kampioneve
      • Kupa e Kupave
      • Kupa Uefa
      • Kupa Intertoto
      • Ekipi kombetar
    • Volejboll
    • Basketboll
  • Berati
    • Gjeografia
    • Historia
    • Kultura
    • Turizmi
    • Transporti
    • Personalitete
    • Foto
    • Video
  • Durresi
    • Prejardhja e emrit
    • Historia, Gjeografia & Transporti
    • Personalitete
    • Foto
  • Gjirokastra
    • Prejardhja e emrit
    • Gjeografi
    • Histori
    • Kultura
    • Turizmi
    • Personalitete
    • Foto
    • Video
  • Shkodra
    • Gjeografia
    • Historia
    • Kultura
    • Turizmi
    • Transporti
    • Personalitete
    • Foto
    • Video
  • Tirana
    • Gjeografia
    • Historia
    • Turizmi
    • Transporti
    • Personalitete
    • Kuriozitete
    • Foto
    • Video
  • Vlora
    • Historia
    • Transporti
    • Foto
    • Video

Babë Dudë Karbunara 

Babë Dudë Karbunara (1842 - 1917) ishte mësues shqiptar, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Babë Dudë Karbunara lindi në Berat më 1842.

Ai ishte bashkëpunëtor i ngushtë me Kostandin Kristoforidhin. Shqiptarizmi i theksuar i tij ra në sy të turqve, të cilët më 1895 i dogjën shtëpinë në Berat. U angazhua në ngritjen e degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Korfuz. Studimet e larta për kohën, i përfundoi në Itali, për italisht. Në dekadën e dytë të shek. XX, iu përkushtua hapjes së shkollave shqipe dhe mësimit të shqipes. Nga 1906 apo 1907, tek Hani i Xheblatit, Babë Dudë Karbunara me ndonjë tjetër u mësonin alfabetin shqip fëmijëve e të rriturve. Që në ditën kur u shpall Kushtetuta Turke më 1908, patriotët beratas hapën një shkollë shqipe. Shkolla qe hapur në katin e fundit të një dyqani 3-katësh të Muharrem Libohovës (Rulit), shkollë të cilën e drejtonte me entuziazëm Babë Duda. Shkollë që e frekuentonin 45-55 nxënës. Si veprimtar i dalluar i rretheve patriotike, u zgjodh delegat i Beratit në kuvendin e Vlorës, ku si i tillë, firmoi aktin e shpalljes së pavarësisë me siglën “J. Karbunara”. Gjithashtu, u zgjodh antar i Pleqsisë. Pati përplasje me mercenarët e Esat Toptanit, të cilët i shkatërruan pasurinë në vitin 1915. I përbuzur dhe i përndjekur nga kundërshtarët dhe i përgëzuar nga populli për veprimtarinë e tij si shqiptar, vdiq në Berat më 1917.

Ilias Bej Vrioni

Ilias Bej Vrioni, u lind në Berat më 1882 dhe vdiq në Paris, Francë më 17 Mars 1932. Ilias Beu ish djali i Mehmet Ali Pashë Vrionit, patriotit të shquar shqiptar, nën-kryetarit të Lidhjes së Prizrenit dhe babai i përktheysit të shquar Jusuf Vrioni.

Ilias Bej Vrioni, ish një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar së bashku me Sami Bej Vrionin. Shërbeu tre here si Kryeministër i Shqipërisë dhe disa herë si Ministër i Jashtëm dhe si Ministër i Plotfuqishëm i Shtetit Shqiptar në Paris, Francë. Shërbeu gjithashtu për një kohë shumë të gjatë si Deputet i Parlamentit të Shqipërisë. Ilias Beu ish gjithashtu kryetari i delegacionit të Beratit në punimet e Kongresit të Lushnjës.

Ilias Bej Vrioni, për kontributin e tij të pasur në marrëdhënie ndërkomëtare, është dekoruar nga Republika Franceze në vitet 1920 me urdhërin e lartë Grand Officier de la Légion d'Honneur.

Në vitin 1946, regjimi dikatorial do të zhvarroste eshtrat e ish Kryeministrit Ilias Bej Vrioni për t'i hedhur ato në lumin Osum të Beratit. Eshtrat e Ilias Bej Vrionit vazhdojnë të mbeten të humbura duke e lënë ende këtë personalitet të vyer të kombit shqiptar pa varr.

  • Nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar më 28 Nëntor 1912
  • Kryetari i Delegacionit të Beratit në Kongresin e Lushnjës më 28 Janar 1920
  • Kryeministër i Shtetit Shqiptar: 19 Nëntor 1920 - 1 Korrik 1921
  • Kryeministër i Shtetit Shqiptar11 Korrik 1921 - 16 Tetor 1921
  • Kryeministër i Shetit Shqiptar dhe Ministër i Jashtëm: 27 Maj 1924 - 10 Qershor 1924
  • Ministër i Jashtëm: 30 Mars 1924 - 27 Maj 1924
  • Ministër i Jashtëm: 12 Shkurt 1927 - 21 Tetor 1927
  • Ministër i Jashtëm dhe Zevendës-Ministër i Drejtësisë: 26 Tetor 1927 - 10 Maj 1928
  • Ministër i Jashtëm: 11 Maj 1928 - 1 Shtator 1928
  • Ministër i Jashtëm: 5 Shtator 1928 - 13 Janar 1929
  • Ministër Fuqiplotë në Francë dhe Britani: 1925-1926
  • Ministër Fuqiplotë në Francë dhe Britani: 1929-1932
  • Kryetar i Shoqatës Bashkimi 1908
  • Kryetar i Bashkisë së Beratit më 1909 dhe 1920

Mehmet Ali Pashë Vrioni

Mehmet Ali Pashë Vrioni 1842-1895, është babai i Kryeministrit të shtetit shqiptar Ilias Bej Vrioni dhe gjyshi i përktheysit të shquar Jusuf Vrioni. 

  • Nën-Kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878
  • Kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Berat
  • Anëtar i Shoqërisë së Stambollit
  • Anëtar i Komitetit të Janinës
  • Anëtar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Shqiptarëve
  • Deputet i Beratit në Parlamentin e Perandorisë Osmane
  • Mytesarrif i Beratit 1881

Misioni më i madh i jetës së Mehmet Ali Pashës qe zgjidhja e çështjes shqiptare. Focat e tij u përqendruan në ndërmarrjen më të madhe kombëtare te asaj kohe, e cila ish Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Lidhja e Prizrenit u çel më 10 qershor 1878 në Prizren. Ajo i filloi punimet pikërisht në këtë ditë me qëllim që kërkesat shqiptare t’u paraqiteshin Fuqive të Mëdha para se të mblidhej Kongresi i Berlinitmë 13 qershor 1878. Kryetar i Lidhjes së Prizrenit u shpall Abdyl Bej Frashëri dhe nën-kryetar i saj Mehmet Ali Pashë Vrioni.

Fill pas punimeve të Lidhjes së Prizrenit Mehmet Ali Pasha, udhëhoqi së bashku me Abdyl Bej Frashërin, përfaqësinë shqiptare në Kongresin e Berlinit në 13 Maj 1878. Të dy i parashtruan Kongresit të Berlinit kërkesat shqiptare të Lidhjes të Prizrenit: bashkimin e katër Vilajeteve Shqiptare dhe njohjen e tyre si territor autonom nën kuadrin e Perandorisë Osmane; përgatitjen politiko-ushtarake të këtij terrirori shqiptar; sigurimin e përkrahjes për çështjen shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Më 30 Mars 1879 Mehmet Ali Pashë Vrioni së bashku me Abdyl Bej Frashërin u nisën sërish nga Preveza ne drejtim të kryeqyteteve kryesore të Evropës për të siguruar përkrahje për çështjen shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Dhimitraq Tutulani

Dhimitraq Tutulani, i njohur ndryshe Taq Tutulani ose Dhimitër Tutulani ishte avokat shqiptar nga Berati. Ai ishte nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Dhimitër Tutulani ishte kryetar i Bashkisë Berat në vitin 1925.

Kliton Bozgo

Kliton Bozgo (lindi me 5 dhjetor 1971) eshte futbollisti me i mire profesionist i qytetit te Beratit.

Gjate karrieres se tij ka luajtur me ekipin e qytetit te lindjes, Tomorin, per tre sezone radhazi. Ne sezonin 1990-1991 ai u shpall Kepuca e Bronxte ne Europe, duke u renditur ne vendin e trete ne listen e golashenuesve europiane pasi shenoi 29 gola ne kampionatin tone. Ky trofe eshte i vetmi ne historine e futbollit shqiptar ne arenen nderkombetare.

Me pas, Kliton Bozgo luajti per dy gjigandet e futbollit slloven, NK Olimpija dhe NK Maribor. Ai luajti nje rol te rendesishem tek Maribori, kuvazhdon te mbetet nje nga sulmuesit me te mire te historise se klubit. Gjithsej ai shenoi 109 gola per vjollcet, rekord i cili e vendos ate ne vendin e dyte te golashenuesve te te gjithe koherave ne historine e klubit dhe ne vendin e pare ne golashenuesit pas pavaresise se Sllovenise ne vitin 1991.
 
Kliton Bozgo u shpall dy here golashenuesi me i mire i kampionatit slloven, ne sezonin 1999-2000 (me 24 gola) dhe 2004-2005 (me 18 gola). Ne total, ai luajti 207 ndeshje ne kampionatin slloven me Mariborin duke shenuar 109 gola.

Kliton Bozgo eshte lojtari i pare dhe i vetmi shqiptar qe ka shenuar ne nje ndeshje per Kupat e Europes 4 gola (ndaj FC Norma Tallinn ne sezonin 1994-1995).

Gjate kohes qe luajti me ND Mura 05, ai mori edhe rolin e ndihmes trajnerit.

   Sezoni                        Klubi                                  Ndeshje                          Gola
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------
1989–1992               Tomori Berat                                  70                                 47

1992-1993                 NK Dubrava                                   ?                                   ?

1993–1994                 NK Maribor                                   40                                 21

1995-1998            Olimpija Ljubljana                               74                                 32

1998-2000                NK Maribor                                     60                                 39

2000-2004             Admira Wacker                                132                                 21

2004-2005                NK Maribor                                     28                                 18

2005                          Drava Ptuj                                      5                                   0

2006                       TSV Hartberg                                    9                                   7

2006-2007             WAC St. Andrä                                 12                                   4

2007-2008               ND Mura 05                                    21                                   2

Kozma Dushi

Kozma Dushi është një këngëtar shqiptar nga Shqipëria. I lindur ne Berat, Kozma Dushi ka filluar atkivizohet qe ne moshe te vogel. Me vone ai punon per estraden profesioniste te Beratit. Mbasi mbaroi shkollen e mesme per zooktekni-veterinari ai arrin te fitoje te drejten e studimit prane Istitutit te Larte te Arteve ne Tirane dhe e mbaron ate ne vitin 1984. Ne vitin 1985 punesohet ne Ansamblin e Shtetit. Kozma Dushi ka mare pjese per here te pare ne Festivalin e 15 te kenges ne RTSH dhe vazhdon aktivitetin e tij si kengetar akoma sot. Njihet ne te gjithe Shqiperine dhe kudo ne bote qe ka shqiptare, megjithese nuk ka bere asnje album dhe asnje reklame te vetvetes.

Megjithese ka mare pjese ne shume koncerte dhe ben pjese ne kengetaret me te mire dhe te njohur te muzikes se lehte shqiptare ai s'ka marre kurre cmimin e pare ne asnje festival, ndoshta sepse kenget e tij nuk kishin partishmerine e duhur per kohen.

Sejfulla Myftari

Sejfulla Myftari humorist shqiptar (i njohur si Cekja) lindi në Berat, me 25 dhjetor 1942.

Filmografia
  • Para nga qielli (2009)
  • Trapi i vjetër (2005)
  • Pesha e gruas sime (2002)
  • Pas një lajmi (2001)
  • Një baba tepër (2000)
  • Borxhliu (1998)
  • Dashuri ne krisma (1997)
  • Gjithë fajin e ka paraja (1996)
  • Fund i marrëzisë - Fjalëkryqi (1995)
  • Pushime në Romë (1995)
  • Nekrologji (1994)
  • Gjuetia e fundit (1992-1993)
Powered by Create your own unique website with customizable templates.