RRETH SHQIPERISE            
Like us on Facebook
  • Hyrja
  • Gjeografia
  • Historia
    • Histori e Hershme - Pellazge, Ilire dhe Epirote
    • Pirro i Epirit
    • Gjergj Kastrioti - SKENDERBEU
    • Besëlidhja e Lezhës
    • Familja e Kastrioteve
    • Ali Pashe Tepelena
    • Pavarësia e Kosovës
  • Kultura
    • Arti
    • Kuzhina
    • Letersia
    • Vallja
  • Transporti
  • Turizmi
    • Amantia
    • Antigonea
    • Laguna e Karavastasë
    • Parku Kombëtar i Butrintit
    • Parku Kombëtar i Lurës
    • Parku Kombëtar Thethit
    • Parku Kombëtar Lugina e Valbonës
    • Parku kombëtar i Korabit
    • Parku Kombëtar i Llogorasë
    • Parku Kombëtar i Dajtit
  • Ekonomia
  • Sporti
    • Futboll>
      • Historia e kampionateve
      • Kupa e Kampioneve
      • Kupa e Kupave
      • Kupa Uefa
      • Kupa Intertoto
      • Ekipi kombetar
    • Volejboll
    • Basketboll
  • Berati
    • Gjeografia
    • Historia
    • Kultura
    • Turizmi
    • Transporti
    • Personalitete
    • Foto
    • Video
  • Durresi
    • Prejardhja e emrit
    • Historia, Gjeografia & Transporti
    • Personalitete
    • Foto
  • Gjirokastra
    • Prejardhja e emrit
    • Gjeografi
    • Histori
    • Kultura
    • Turizmi
    • Personalitete
    • Foto
    • Video
  • Shkodra
    • Gjeografia
    • Historia
    • Kultura
    • Turizmi
    • Transporti
    • Personalitete
    • Foto
    • Video
  • Tirana
    • Gjeografia
    • Historia
    • Turizmi
    • Transporti
    • Personalitete
    • Kuriozitete
    • Foto
    • Video
  • Vlora
    • Historia
    • Transporti
    • Foto
    • Video
Butrinti, ashtu si shumë qendra të tjera të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri,  u shpall Monument Kulture, që në vitin 1948 me një Akt të Parë rregullues për Monumentet e Kulturës. Në vitin 1981, zona e pyllëzuar përreth Butrintit u shpall gjithashtu Monument Kulture sipas ligjeve ekzistuese, për mbrojtjen e zonave arkeologjike me rëndësi mjedisore. Në rrafshin ndërkombëtar, rëndësia e qytetit antik u njoh dhe u konfirmua si e tillë në vitin 1992, kur ai u përfshi në Listën e pasurive Botërore të UNESCO-s. Kjo u bë nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore, duke iu referuar Konventës së vitit 1972, "Për mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore Kulturore dhe Natyrore". Parku Kombëtar i Butrintit u krijua nga Ministria e Kulturës, duke përfshirë një sipërfaqe toke shtetërore prej 29 km/katrorë. 

Picture
Picture
Picture
Picture

Kufijtë e këtij Parku, shtrihen në daljen e fshatrave përreth tij, si Ksamili, Vrina, Shëndëllia dhe Xarra. Krijimi i Parkut Kombëtar u bë një domosdoshmëri, sipas specialistëve, për ruajtjen e vendndodhjes dhe atmosferës unikale të Butrintit, për ruajtjen e të dhënave arkeologjike të disa qendrave dhe monumenteve të zbuluara në këtë vatër të qytetërimit antik, si dhe për një menaxhim më efektiv, duke reflektuar edhe rekomandimet e UNESCO-s të vitit 1997. Në këtë kuadër u krijua edhe Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Butrintit, e cila luan një rol determinant për menaxhimin dhe ruajtjen e vlerave të Parkut, politikat që aplikohen dhe kontrollohen nga Ministria e Kulturës, si dhe për parandalimin e të gjitha dëmtimeve dhe zhvillimet e pakontrolluara në këtë zonë. Brenda Parkut ndodhen 10 zona të shquara arkeologjike që lidhen me historinë e Butrintit. Disa prej tyre janë zona brenda mureve të Butrintit, ajo jashtë mureve, Diapori, Fortesa - kalaja e Ali Pashë Tepelenës, Kalivoi, Shën Dëllia, Shën Dhimitri, Xarra, Ana e Kanalit të Vivarit etj. Specialistë të arkeologjisë kanë theksuar se "Butrinti është një thesar i jashtëzakonshëm për Shqipërinë" dhe se "çelësi është zhvillimi i ekuilibruar dhe turizmi i padëmshëm". 

Picture
Picture
Picture
Picture
Powered by Create your own unique website with customizable templates.