Parku Kombëtar i Lurës shtrihet në malësinë e Lurës dhe zë një sipërfaqe prej rreth 1300 ha.
Territori i parkut të Lurës është shumë i thyer nga një radhë përrenjsh malorë ku më të njohurit janë Seta, Uraka, Malla e Lurës. Parku shtrihet përreth malit Kurona e Lurës (2121 m). Pylli i Lurës përbëhet nga drurë gjethore e halore. Përhapjen më të madhe e ka ahu, që formon pyje të dendura me një shtrirje deri në lartësinë 1600-1700 m. Mbi ahun rritet rrobulli, pisha e zezë, pisha e bardhë. Mbi lartësinë 1700 m rritet arneni i zi dhe arneni i bardhë.
Bukuri e kësaj zone janë dhe liqenet e saj. Gjithsej në këtë zone ndodhen 12 Liqene që në gjithë Shqipërinë njihen si, Liqenet e Lurës. Ndër to përmendim Liqenin e Madh, Liqenin e Zi, Liqenin e Lopëve, Liqenin e Luleve etj.
Liqenet shtrihen ne shpatin lindor, në pragun e Nezhdës së Lurës. Rol në formimin dhe ruajtjen e këtyre liqeneve ka luajtur pozicioni i tyre në shpatin Lindor.
Mbi liqene rritet një bimësi higrofile, siç është zambaku i ujit me lulet e bardha të mëdha, të cilat në verë pushtojnë gjithë sipërfaqen e tyre duke u dhënë një bukuri të rrallë. Vlera botanike dhe ekologjike e parkut pyjor te Lurës lidhet si me pasurinë, shumëllojshmërinë dhe vjetërsinë e drurëve, shumë prej të cilave kanë moshë shekullore, ashtu dhe me liqenet akullnajore, që janë nga më të bukurat e Shqipërisë me relievin e thyer e të larmishëm.

Nga 14 liqene, 7 prej tyre mbajne uje gjate gjithe vitit, por me luhatje te vogla te nivelit te ujit, ndersa te tjeret kane uje periodikisht. Liqeni i Madh ka siperfaqe 11.8 ha, gjatesi 423 m, gjeresi 300 m, thellesi 20 m, lartesi nga niveli i detit 1722 m; Liqeni i Gallabes-sip. 3.6 ha, thellesi 12 m dhe lartesi nga niveli i detit 1575 m; Liqeni i Zi-sip. 2.5 ha, deri ne 10 m thellesi dhe lartesi mbi detin 1620 m; Liqeni i Luleve-sip. 1.44 ha, thellesi deri ne 0.8 m e kuote 1585 m me sip. ujore te mbuluar nga lulet e zambakut te ujit. Edhe liqenet e tjere (i Hotit, i Thate, i Bruçit) kane thellesi mbi 1m dhe pjeserisht rrethohen nga livadhe me flore te pasur barishtore.
Në pjesen jugore te parkut ndodhet livadhi Fusha e Pelave me sip 18 ha, qe ofron nje pamje shlodhese, me flore te larmishme me lule shumengjyreshe, te rrethuar nga drure shekullore halore.
Liqenet e Lurës janë liqene akullnajore. Malet e Lurës kane drejtim veri-jug. Malet e Lurës ngrihen ne 2250 m.
Ariu i murmë është kafsha grabitqare gjitarë më e madhe e vendit dhe që gjendet në Lurë (arrin 2 metra gjatësi,1 metër lartësi dhe ka një peshë prej 180-200 kg).
Rrëqebulli është kafshë grabitqare deri në 1 metër gjatësi, me gëzof shumë të bukur lara-lara dhe të kushtueshëm. Ai gjendet në Lure. Zardafi është kafshë grabitqare e ngjashme me shqarthin, por me trup më të madh dhe gezof të çmueshëm dhe ngjyrë kafe të thellë. Gjendet me shumicë në Lur.
Kaprolli ose sorkadhja, është një gjitar ripërtypës dythundrak i familjes së drerëve, me trup elegant 60-70 cm të lartë, deri 130 cm i gjatë dhe me një peshë 15-25 kg. Mashkulli ka brirë të degëzuar kurse femra nuk ka brirë, gjendet në Lur.
Gjeli i egër është shpendi më i madh i familjes së fazanëve por mjaft i rrallë. Jeton në gjithë zonat kodrinore e malore të Evropës, po ashtu dhe në Lurë.