Foto nga Mangalemi
Kalaja e Beratit e ngritur në një kodër 187 metra të lartë, në të majtë të grykës së lumit Osum. Fillimisht, një vendbanim protourban, në shekullin e VII-V p.e.s, si një pikë strategjike e rëndesishme, ajo u shndërrua në qytet kështjellë me mure që arrinin në gjatësi deri në 1.400 metra dhe me një sipërfaqe prej 10 ha. Burimet historike deshmojne se prej këtij viti kalaja e Beratit ka qenë objekt i sulmeve të ndryshme. Përmendet në dokumenta historike të kohës me një sërë emrash. Me emrin e lashte Antipatrea përmendet në vitin 216 p.e.s.. Nga romakët u quajt edhe Albanorum oppidium (fortesa e Arberve).jë nga monumentet më të bukur, më të mëdha dhe më të rëndësishëm të historisë dhe kulturës shqiptare është padyshim kalaja e Beratit. Me formën e saj të spikatur në trajtë trekëndëshi ajo ngrihet mbi një kodër të lartë 187 m, e cila ndodhet në bregun e djathtë të lumit Osum, duke dominuar luginën e tij (Hëna Spahiu, Qyteti Iliro Arbëror i Beratit. Tiranë 1990, fq. 9-11). Në të kaluarën siguria e kësaj kështjelle ka qënë maksimale, sepse projektuesit e saj e ndërtuan pikërisht në këtë kodër ku ana jugore bie thikë mbi Osum, anët lindore dhe perëndimore kanë pjerrësi të madhe ndërsa në anën veriore kodra ulet ëmbël drejt qafës së Biftës, duke siguruar komunikimin. Muret kanë një perimetër prej 1400 m brinja lindore e këtij trekëndëshi është e gjatë 620 m ndërsa dy tjerat janë të barabarta dhe janë të gjata 410 m (Berati, Historiadhe arkitektura Tiranë 1988, fq. 34). Ndryshe nga kështjellat e tjera kalaja e Beratit ka qenë e pajisur me 24 kulla të cilat emërtohen sot me emrin turk TABJE së bashku me muret ato i përkasin periudhave të ndryshme të ndërtimit që nisin qysh nga shekulli IV Pk dhe përfundojnë gjatë kohës së sundimit të Ali Pashë Tepelenës (1813-1821). Brenda sipërfaqes prej 9.6 ha të kalasë ndodhen disa kisha, një pjesë e të cilave rrënojë, Sarajet turke, rrënojat e dy xhamive, sternat e ujit të quajtura Saranxha, sheshi i Sallabandës, sheshi i quajtur fusha e madhe etj. Ndërkohë që pjesën më të madhe të këtij oborrit të brendshëm e zënë një sërë rrugicash, kopshtesh, bacesh dhe shtëpi banimi të cilat përbëjnë lagjen e quajtur kala. Gjithsej ky monument ka katër porta komunikimi. Njëra prej tyre dhe pikërisht ajo që paraqet më shumë interes për shkak të elementeve përbërës të saj është ato e anës juglindore. Pasi kalon në të futesh në një oborr të fortifikuar, ku përpara të del një portë e dytë pikërisht në murin ballor të saj, në anën e djathtë të një harku (Apollon Baçe, qyteti i fortifikuar i Beratit, Monumentet 2, 1971, fq.43-63), ndodhet një monogram me tulla të kuqe që i përket ndërtimeve bizantine të vitit 1204. I ndërtuar ashtu si i gjithë kompleksi mbrojtës nga Despoti i Epirit Mihal I Porta me monogramin në formë kryqi me inicialet M.K. edhe sot ruan po këtë emër “Porta e Mihal Komnenit”.
Në lindje të qytetit Berat, afërsisht 20-30 km, ngrihet madhështor Mali i Tomorrit.
Në këtë mal ndodhet Parku Kombëtar i Tomorrit me një sipërfaqe rreth 4000 ha. Vend i pershtatshem per kampingje, pelegrinazhe, trekking etj,.
Faqja perëndimore e këtij mali është pjesa më e pyllëzuar. Parku kufizohet nga lindja me kufirin verior të Tomorrit dhe nga perëndimi me rrugën automobilistike Berat – Skrapar. Në të ndodhet edhe pika më e lartë 2417 m mbi detin.
Flora.
Më tipikë janë pyjet e Ahut , të cilët takohen kryesisht në lartësitë 1000 -1200 m mbi nivelin e detit dhe pyjet e Rrobullit në lartësitë mbi 1600 m. Tipikë janë pyjet e përzierë ah me rrobull si në Gur të Kuq dhe Zedan.
Bimësia barishtore karakterizohet nga gërshtimi i florës së pyjeve të ahut e të rrobullit dhe të kullotave alpine.
Llojet më të pranishëm konsiderohen Saxifraga rotundifoglia, Fragaria vesca, Salvia glutinosa dhe shumë bimë aromatike, mjekësore e tanifere, duke veçuar çajin e malit në pjesën jugore të parkut.
Në këta terrene gjenden lloje të bimëve të rralla e të rrezikuara, si Astragatus autranci; subendemike e ballkanike, si Aubrieta Intermedia, Cupris baldacii, Nepeta spursei, etj. Në brendësi të territorit hasen rreth 20 taksone bimore të kërcënuara e të rralla.
Fauna
Në terrene e pjesë pylli takohet më shpesh ariu i murrmë. Në afërsi të fshatrave ujku, dhelpra, kunadhja, baldosa ; në rrethinat e pyllit dhe afër tokave bujqësore derri i egër, lepuri i egër; në majat e shkëmbinjve gjenden kope me dhi të egra . Në brendësi të parkut takohen: nuselala, ketri, lloje të ndryshëm zvarranikësh (gjarpërinj, nepërka, hardhuca, etj); në rrjedhjet e pellgjeve ujorë mund të shihen lloje të ndryshëm insektesh ujorë e pilivesa, flutura.
Shpendët përfaqësohen nga disa lloje shqiponjash, rrëmbyesit e tjerë të ditës e të natës, disa lloje qukapikësh, pëllumbi i egër; gjeli i egër, i cili është i rrezikuar; mëllenja, thënza e malit, shapka, shkurta, etj.

Ura e Goricës ndodhet në qytetin e Beratit në Shqipëri. Ura e grocës është një nga më të vjetrat në vend, njëkohësisht llogaritet dhe monument kulturë. Ura është ndërtuar që në shekullin XVIII. Ajo ka qenë fillimisht prej druri. Më pas, në vitin 1780, në kohën e Ahmet Kurt Pashës ajo u ribë me gurë. Sipas dokumentacioneve të shkruara arkivore, Ura pati një rindërtim thuajse të plotë gjatë viteve 1920-1930. Ajo ka një gjatësi 129.3 metra dhe gjerësi 5.3 metra. Përbëhet nga 7 harqe të cilat kanë hapësira që lëvizin nga 9 deri në 16.7 metra. Siç mund ta dini, lidh lagjen Goricë me pjesët e tjera të Beratit dhe rrugën e Këlcyrës. Lartohet deri në 10 metra mbi shtratin e Osumit.