RRETH SHQIPERISE            
Like us on Facebook
  • Hyrja
  • Gjeografia
  • Historia
    • Histori e Hershme - Pellazge, Ilire dhe Epirote
    • Pirro i Epirit
    • Gjergj Kastrioti - SKENDERBEU
    • Besëlidhja e Lezhës
    • Familja e Kastrioteve
    • Ali Pashe Tepelena
    • Pavarësia e Kosovës
  • Kultura
    • Arti
    • Kuzhina
    • Letersia
    • Vallja
  • Transporti
  • Turizmi
    • Amantia
    • Antigonea
    • Laguna e Karavastasë
    • Parku Kombëtar i Butrintit
    • Parku Kombëtar i Lurës
    • Parku Kombëtar Thethit
    • Parku Kombëtar Lugina e Valbonës
    • Parku kombëtar i Korabit
    • Parku Kombëtar i Llogorasë
    • Parku Kombëtar i Dajtit
  • Ekonomia
  • Sporti
    • Futboll>
      • Historia e kampionateve
      • Kupa e Kampioneve
      • Kupa e Kupave
      • Kupa Uefa
      • Kupa Intertoto
      • Ekipi kombetar
    • Volejboll
    • Basketboll
  • Berati
    • Gjeografia
    • Historia
    • Kultura
    • Turizmi
    • Transporti
    • Personalitete
    • Foto
    • Video
  • Durresi
    • Prejardhja e emrit
    • Historia, Gjeografia & Transporti
    • Personalitete
    • Foto
  • Gjirokastra
    • Prejardhja e emrit
    • Gjeografi
    • Histori
    • Kultura
    • Turizmi
    • Personalitete
    • Foto
    • Video
  • Shkodra
    • Gjeografia
    • Historia
    • Kultura
    • Turizmi
    • Transporti
    • Personalitete
    • Foto
    • Video
  • Tirana
    • Gjeografia
    • Historia
    • Turizmi
    • Transporti
    • Personalitete
    • Kuriozitete
    • Foto
    • Video
  • Vlora
    • Historia
    • Transporti
    • Foto
    • Video
Parku Kombëtar Thethit ka një sipërfaqe prej 2630 ha dhe ndodhet në Alpet e Shqipërisë, pranë Bjeshkëve të Nemuna. Ai ndodhet në një distance 70 km larg qytetit të Shkodrës dhe përshkohet nga lumi i Thethit i cili ka një prurje prej rreth 1000-1300 l/sek dhe është i pasur me troftën e malit.

Picture
Picture
Picture
Picture
Picture
Picture
Picture
Picture

Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit. Lidhur me këtë fakt ka shkruar edhe alpinisti Georg Heinshemer, i cili e ka konsideruar Thethin, padyshim, vendin më të përshtatshëm për turizëm ndër Bjeshkët e Veriut të Shqipërisë, duke e krahasuar atë me viset e bukura të Tirolit, Austri.

Ndërsa për banorët e kësaj zone, Dr. Franc Nopca ka shkruar se ”po t’u biesh në besë, në asnjë vend tjetër të botës nuk do të ndihesh më i sigurt”. Resurset natyrore i dallon çdo vizitor, sa lë Grykën e Ndërlysës dhe ballafaqohet me mrekullinë e kanionit të Grunasit që është rreth 2 km i gjatë, 40 deri 60 m i thellë dhe vetëm 2 deri në 3 m i gjerë.

Përveç kanionit, në Theth gjenden një numër i konsiderueshëm shpellash, por ato që kanë tërhequr vëmendjen e shumë alpinistëve, speleologëve, gjeografëve etj, janë Shpella e Harapit dhe Bira e Rrathëve, të cilat me përmasat e tyre dhe dukuritë interesante që mbartin brenda tyre si liqenet nëntokësore, galeri, sifone etj., janë bërë shkak i shumë legjendave të krijuara nga vetë banorët e zonës. Një bukuri natyrore, të veçantë, të bjeshkëve të veriut, shpalos në këtë zone, Ujëvara e Thethit me lartësi 25 m, ku së bashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formojnë një nga vendet më interesante për t’u vizituar. Por jo më pak tërheqës është edhe vendburimi i lumit të Shalës në Okol, burimet e të cilit nxjerrin 2.5 deri në 3 m kub ujë në sekondë, që vë në punë një hidrocentral të vogël dhe 12 mullinj, që shërbejnë për ujë të pijshëm, cilësia dhe pastërtia e të cilit është për t’u admiruar.

Picture
Picture
Picture
Picture
Powered by Create your own unique website with customizable templates.