RRETH SHQIPERISE            
Like us on Facebook
  • Hyrja
  • Gjeografia
  • Historia
    • Histori e Hershme - Pellazge, Ilire dhe Epirote
    • Pirro i Epirit
    • Gjergj Kastrioti - SKENDERBEU
    • Besëlidhja e Lezhës
    • Familja e Kastrioteve
    • Ali Pashe Tepelena
    • Pavarësia e Kosovës
  • Kultura
    • Arti
    • Kuzhina
    • Letersia
    • Vallja
  • Transporti
  • Turizmi
    • Amantia
    • Antigonea
    • Laguna e Karavastasë
    • Parku Kombëtar i Butrintit
    • Parku Kombëtar i Lurës
    • Parku Kombëtar Thethit
    • Parku Kombëtar Lugina e Valbonës
    • Parku kombëtar i Korabit
    • Parku Kombëtar i Llogorasë
    • Parku Kombëtar i Dajtit
  • Ekonomia
  • Sporti
    • Futboll>
      • Historia e kampionateve
      • Kupa e Kampioneve
      • Kupa e Kupave
      • Kupa Uefa
      • Kupa Intertoto
      • Ekipi kombetar
    • Volejboll
    • Basketboll
  • Berati
    • Gjeografia
    • Historia
    • Kultura
    • Turizmi
    • Transporti
    • Personalitete
    • Foto
    • Video
  • Durresi
    • Prejardhja e emrit
    • Historia, Gjeografia & Transporti
    • Personalitete
    • Foto
  • Gjirokastra
    • Prejardhja e emrit
    • Gjeografi
    • Histori
    • Kultura
    • Turizmi
    • Personalitete
    • Foto
    • Video
  • Shkodra
    • Gjeografia
    • Historia
    • Kultura
    • Turizmi
    • Transporti
    • Personalitete
    • Foto
    • Video
  • Tirana
    • Gjeografia
    • Historia
    • Turizmi
    • Transporti
    • Personalitete
    • Kuriozitete
    • Foto
    • Video
  • Vlora
    • Historia
    • Transporti
    • Foto
    • Video
E vendosur në Shqipërinë jugore, Gjirokastra qëndron në shpatet e pjerrëta të luginës së lumit Drino, në një pozicion mbisundues mbi një peizazh të pasur me histori, kufijtë e të cilit përvijohen nga maja malesh të larta. Ky është “qyteti i një mijë shkallëve” që përfshin qindra shtëpi-kullë të tipit otoman me çatitë dalluese të gurta, ballkonet e drunjta dhe muret e gurta herë-herë të zbardhura me gëlqere. E mbisunduar nga ana e vet prej kalasë madhështore që ngrihet mbi një kodër të thiktë, Gjirokastra është një qytet magjik me një të shkuar të trazuar. Nga bastion i feudalizmit në xhevahir otoman më pas në qendër e rëndësishme e pushtuesve fashistë italianë, qyteti ka njohur shumë sundimtarë dhe ka frymëzuar shumë poetë, shkrimtarë dhe artistë. Qyteti me popullsi 40 000 banorë, është qendra ekonomike e administrative e rrethit me të njëjtin emër. 


Arkitektura

Ndërsa është pa dyshim me prejardhje otomane, arkitektura e ndërtesave historike në Gjirokastër, si dhe vetë qyteti i vjetër, është produkt i shumë përbërësve. Relievi i thyer ka lënë vulën në përcaktimin e vendosjes dhe mënyrën e shtrirjes së qytetit, që u krijua dhe u rrit nëpër kurrizet e kodrave, nën hijen e kalasë. Nga ana tjetër, afërsia e burimeve, prej ku sigurohej guri i nevojshëm për muret dhe për çatitë, mundësoi pamjen e veçantë që ka qyteti.

Gjirokastra ishte një qendër e rëndësishme administrative e shekullit XIX, e populluar nga pronarë tokash që u kishte xhepi të ndërtonin shtëpi-kulla madhështore të fortifikuara. Qyteti ka mbi 500 ndërtesa historike. Veçoritë e jetës së kohës në Shqipëri lanë gjithashtu gjurmë në arkitekturën e tyre: nevojiteshin strukturat mbrojtëse, sepse shqiptarët herë pas here luftonin kundër njeri tjetrit; për më tepër ata rebeloheshin kundra Portës së Lartë në Stamboll. Duhej një vend i sigurt edhe për bagëtinë në dimër; duhej dhe vendi për të rezervuar ujin për gjatë muajve të thatë të verës. Katet përdhese të kullave ishin edhe struktura mbrojtëse edhe magazina të shtëpisë. Ndërsa katet e sipërme shprehnin mikpritjen gjirokastrite, kulturën dhe mënyrën e jetesës së tyre; por, përmes interierëve të pasur, edhe rangun e pasurinë e të zotëve të shtëpisë. Herë-herë kjo e fundit duket sikur tejkalon dukshëm edhe vetë funksionin mbrojtës të shtëpisë. Per tu nenvizuar eshte per qendren historike te Gjirokastres edhe prezenca e ndertimeve te stilit italian, te ndertuar ne fillim shekulin e kaluar. Objektet e stilit italian perfaqesojne elementet e pare europian te zhvillimit ne qytet: Hotelet Royal dhe Savoia , Banka Nacionale d'Albania dhe Banka di Napoli , Kompleksi tregetar Zigai , Vila Kokalari dhe Papavangjeli ,Gjimnazi , etj.

Powered by Create your own unique website with customizable templates.