RRETH SHQIPERISE            
Like us on Facebook
  • Hyrja
  • Gjeografia
  • Historia
    • Histori e Hershme - Pellazge, Ilire dhe Epirote
    • Pirro i Epirit
    • Gjergj Kastrioti - SKENDERBEU
    • Besëlidhja e Lezhës
    • Familja e Kastrioteve
    • Ali Pashe Tepelena
    • Pavarësia e Kosovës
  • Kultura
    • Arti
    • Kuzhina
    • Letersia
    • Vallja
  • Transporti
  • Turizmi
    • Amantia
    • Antigonea
    • Laguna e Karavastasë
    • Parku Kombëtar i Butrintit
    • Parku Kombëtar i Lurës
    • Parku Kombëtar Thethit
    • Parku Kombëtar Lugina e Valbonës
    • Parku kombëtar i Korabit
    • Parku Kombëtar i Llogorasë
    • Parku Kombëtar i Dajtit
  • Ekonomia
  • Sporti
    • Futboll>
      • Historia e kampionateve
      • Kupa e Kampioneve
      • Kupa e Kupave
      • Kupa Uefa
      • Kupa Intertoto
      • Ekipi kombetar
    • Volejboll
    • Basketboll
  • Berati
    • Gjeografia
    • Historia
    • Kultura
    • Turizmi
    • Transporti
    • Personalitete
    • Foto
    • Video
  • Durresi
    • Prejardhja e emrit
    • Historia, Gjeografia & Transporti
    • Personalitete
    • Foto
  • Gjirokastra
    • Prejardhja e emrit
    • Gjeografi
    • Histori
    • Kultura
    • Turizmi
    • Personalitete
    • Foto
    • Video
  • Shkodra
    • Gjeografia
    • Historia
    • Kultura
    • Turizmi
    • Transporti
    • Personalitete
    • Foto
    • Video
  • Tirana
    • Gjeografia
    • Historia
    • Turizmi
    • Transporti
    • Personalitete
    • Kuriozitete
    • Foto
    • Video
  • Vlora
    • Historia
    • Transporti
    • Foto
    • Video
Antigonea ka qenë një qytet i lashtë i ndërtuar në shekullin e III p.e.s.. Ndodhet në Shqipëri 14 kilometra nga qyteti i Gjirokastrës. Ishte një qytet jetëshkurtër që jetoi veç rreth 150 vjet. Themelimi i qytetit lidhet me një nga emrat më të famshëm të antikitetit, mbretin Pirro të Epirit. Në fillim të shekullit III p.e.s Pirro u detyrua të shkonte në luftë në Egjipt, ku aftësitë e tij tërhoqën vëmendjen e Berenices, gruas së mbretit Ptoleme të Egjiptit, e cila i afroi atij dorën e vajzës së saj, Antigoneas. Në mirënjohje të vjehrrës dhe gruas së tij të parë, Pirro vendosi të ndërtonte një qytet të ri me emrin Antigonea. Fitorja e Republikës Romake në luftën me ushtritë maqedonase të mbretit Filipi V pati pasoja fatale për Antigonenë. Pas fitores përfundimtare të vitit 167 p.e.s., Roma i dënoi ashpër epirotët që kishin luftuar kundër saj si aleatë të Maqedonisë. Konsulli romak Pal Emili urdhëroi plaçkitjen dhe shkatërrimin e 70 qyteteve të Epirit, duke përfshirë edhe Antigonenë. Qyteti nuk u rindërtua më kurrë. Antigonea ishte qyteti që u lind nga dashuria dhe u shkatërrua nga urrejtja sipas historianit grek Plutarkut. Kur ishte 17 vjeç, mbreti Pirro u rrëzua nga froni pas një kryengritjeje kundër tij. Pas kësaj ai shkoi në shërbim të mbretit Demetër të Maqedonisë e më vonë në oborrin e mbretit Ptoleme të Egjiptit. Atje tërhoqi vëmendjen e mbretëreshës së Egjiptit, Berenikes, që e përzgjodhi midis princërve të tjerë për t’u martuar me Antigonenë, njërën prej vajzave të çiftit mbretëror të Egjiptit. Duke pasur mbështetjen e gruas së tij, Antigonesë ai mblodhi të holla dhe ushtri duke u kthyer në Epir e duke rrimarë fronin mbretëror. Mirënjohja ndaj së vjehrrës Berenike dhe gruas së tij Antigone e nxitën Pirron të themelojë dy qytete me emrin e tyre: Berenika dhe Antigonea. I pari gjendej në Thesproti, ndërsa Antigonea në Atitntani. Antigonea u themelua në vitin 295 p.e.s.

Picture
Picture
Picture
Picture

Objekte e gjetura në rrënojat e qytetit të lashtë dëshmojnë për pasurinë e qytetit dhe historinë e tij të hershme.

Në grupin e gjetjeve ka qenë një inventar i pasur zejtaro-bujqësor, që përbëhet nga kosore, kosa, drapërinj, dalta, sqeparë, çekiçë, kompase, vegla për regjjen e lëkurës, nga enë të ndryshme prej bronzi, që janë identifikuar dhe që ishin të zbukuruara me figura mitologjike si ajo e Poseidonit dhe e Sfinksit dhe nga disa prodhime artistike.

Këtu është gjetur edhe një statujë e vogël bronzi e bukur, e Poseidonit, e cila tashti gjendet në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Këto dhe objekte të tjera tregojnë për lidhjet me detin dhe me Amantian, si dhe me qytetet e Gjirit të Vlorës.

Nga gërmimet në Antigone janë gjetur disa kishëza të periudhës së shekullit të VI p.e.s.

Një pjesë e tyre janë gjetje vendi, gjë që e tregojnë jo vetëm ngjyrat e zbuluara në sasi të konsiderueshme, por edhe vetë punishtet. Veglat tregojnë se ishin të zhvilluara dhe degë të tjera të zejtarisë si punimi i lëkurës, gurskalitja, punimi i drurit, etj. Janë zbuluar dhe gati 500 monedha, ku pjesa më madhe është ajo e Koinoinot të Epirotëve, kurse të tjera i përkasin Ambrakisë, Korkyrës, Maqedonisë, Dyrrahut, Apolonisë, Korinthit.

Picture
Picture
Picture
Picture
Powered by Create your own unique website with customizable templates.