Kuvendi i Arbërit i njohur edhe me emërtimet tjera si "Lidhja Shqiptare e Lezhës" apo Besëlidhja e Lezhës etj. është një tubim i fisnikëve më të njohur shqiptarë të viteve 1444 të cilët rrezikoheshin apo dëshironin të shkëputen nga lidhja me perandorine osmane e cila krijohej me ndikimin ushtarak Osman.
Kuvendi i Arbërit u mbajt më 2 mars 1444 në Lezhë (Shqipëri). Si organizatorë të kuvendit merret i posakthyeri nga Stambolli, gjenerali (Skenderbeu) shqiptar në perandorin osmane Gjergj Kastrioti në bashkepunim me klerin katolik shqiptar.
Qëllimet e tubimit ishin bashkimi i sa më shumë fisnikëve e principatave nga tokat që më parë në botën krishtere ishin të njohura si toka të perandorise së Bizantit si dhe rimëkëmbja e Mbretërisë së Arbrit. Ky kuvend mbështetej edhe nga Papa pasi që me këtë do të ndalohej apo së paku do të ngadalesohej depërtimi i Perandorisë Osmane në Ballkan e që në vete sillte edhe fenë islame.
Pjesëmarrës të kuvendit ishin ndër të tjerët edhe Gjergj Arianiti, Andrea Topia, Nikollë Dukagjini, Teodor Muzaka.
Aty u formua një besëlidhje, e njohur me emrin "Lidhja Shqiptare e Lezhës". Kryetar u zgjodh Skënderbeu. U krijua ushtria e besëlidhjes e përbërë nga repartet e bujarëve shqiptarë dhe garda personale e Skënderbeut.
Kjo beselidhje mori disa vendime. Vendimet e kuvendit ishin: Krijimi i një Beselidhje Arbërore në krye me Skënderbeun, formimi i një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm dhe krijimi i një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës.
Lidhja e Lezhës ishte një aleancë politike ushtarake e cila bazohej në vendime demokratike nga kuvendi duke rrespektuar sundimin e fisnikëve në tokat e tyre. Sipas marrëveshjes armiqësitë mbi zotërimin e tokave do të ndaleshin apo do t'i paraqiteshin lidhjes e cila me vendime në bazë të shumicës do ti zgjidhte. Kjo arrihej me lehtësi pasi që të gjithë fisnikët pjesëmarrës apo anëtarë të Lidhjes së Lezhës forcat e tyre ushtarake i kishin vënë nën komanden e Gjergj Kastriotit i cili ato sipas marrëveshjes do t'i fuste në përdorim vetëm kunder ushtrive kërcënuese të anëtareve të Lidhjes.
Lidhja e Lezhës në historine shqiptare shënon një hap përpara bashkimit politik të tokave shqiptare në një shtet të përqendruar, me të cilin arrin pikën kulmore tradita shtetërore në mesjetën shqiptare.
Për më shumë vite e shekuj e edhe sot ky kuvend merret si shembull i krijimit dhe mbajtjeve të kuvendeve me karakteristika shqiptare demokratike në të cilat vendosë shumica e pjesëmarrësve dhe udhëhiqen nga një i ri që respekton mendimet e pleqërisë shqiptare.

Sukseset e para të lidhjes (1444-1450)
Pas Kuvendit të Arbërit Skënderbeu organizoi një ushtri prej 8000 kalorësish dhe 7000 këmbësoresh, ku një të tretën e përbënte garda e tij. Rreth 3000 veta formonin ushtrinë e rajoneve kufitare nën komandën Moisi Golemit. Në rast mobilizimi, do të krijoheshin reparte vullnetare. U organizua rrjeti i informacionit për lëvizjen e armikut.
Në qershor 1444 u duk në kufi një ushtri osmane prej 25 000 vetash nën komandën e Ali pashës. Ushtria shqiptare e theu atë në fushën e ngushtë të Torviollit (Dibër). Fitorja e Torviollit pati jehonë të madhe në Shqipëri dhe në vende të tjera, ajo përforcoi besimin e shqiptareve te Skënderbeu dhe Lidhja.
Në vitet 1445 - 47 kundër Lidhjes erdhen njëra pas tjetres ushtri osmane, por dhe ato pësuan disfata të plota. Fitoret e para forcuan pozitat e Skënderbeut. Kjo nuk i interesonte Venedikut, ndaj ai filloi të fuste përçarje në radhët e Lidhjes: nxiti Nikoll Dugagjinin e Pal Dukagjinin për të vrarë Lekë Zaharinë, sundimtar i Danjës. Pas vrasjes, Venediku vuri dorë mbi qytetin dhe perhapi fjalë se e kishte vrarë Skënderbeu. Meqenëse Lekë Zaharia nuk la trashëgimtar, Danja i takonte Lidhjes, prandaj në emër të saj Skënderbeu sulmoi Danjen dhe zoterimet bregdetare. Meqenëse ushtritë e Lidhjes s'kishin artileri, qytetin nuk e morën dot. Venediku shpalli një shpërblim të majmë për vrasjen e Skënderbeut dhe, nga ana tjetër, nxiti sulltanin për të dërguar një ushtri kundra tij.
Në pranverë të vitit 1448 ushtria osmane rrethoi kështjellën e Sfetigradit dhe shqiptarët u vunë midis dy zjarresh. Skënderbeu theu ushtrinë venedikase në afërsi të Drinit. Aty la një pjesë të vogël të ushtrisë, kurse me pjesën tjetër u nis drejt Sfetigradit. Këtu ushtria osmane kishte gjetur rezistencë, derisa prishi kanalin e ujit të pijshëm që furnizonte kështjellën. Sulltani nuk marshoi drejt Krujes, mbasi erdhi lajmi se Huniadi do të dilte në Kosovë.
Për t'i ardhur në ndihmë Huniadit, Skënderbeu pranoi paqen e propozuar nga Venediku. Sipas kushteve të paqes (1448), Venediku mbajti Danjën. Skënderbeut iu sigurua një pension 1400 dukate në vit dhe disa privilegje në portin e Durrësit.
Lufta në dy fronte u kushtoi shtrenjtë Lidhjes. Skënderbeu e kishte të qartë se sulltani do të kthehej përseri, prandaj mori disa masa mbrojtëse: në Krujë vendosi 1500 luftëtarë nën komandën e Vrana Kontit. Në verën e vitit 1450 ushtria osmane prej 100.000 vetash iu drejtua Krujës. Gjergj Arianiti i shkaktoi dëme në luginën e Shkumbinit. Sulltani kërkoi dorëzimin e Krujës pa luftë; Vrana Kontit i premtoi një shumë të hollash, por ky e refuzoi me përbuzje. Osmanët rrahën muret e keshtjelles me gjyle guri deri 130 kg për një kohë të gjatë. Pas bombardimit sulltani urdhëroi një sulm të përgjithshëm, të cilit shqiptarët i bënë ballë me sukses. Garnizoni i Krujës ndihmohej nga sulmet e ushtrisë së Skënderbeut. Koha po kalonte e shqiptarët rezistonin. Sulltani e pranoi humbjen. Ai i kërkoi paqe Skënderbeut, por ajo u refuzua. Në tetor 1450 sulltani u largua i mundur nga Shqipëria. Ai vdiq në Edrene. Sulltani plot lavdi e mbylli jetën me shijen e hidhur të disfatës. Mbrojtja e Krujës ishte një nga fitoret më të shkëlqyera të Lidhjes.

Betejat në vitet '50 (1450-1460)
Pas mbrojtjes së Krujës, gjatë viteve 1452-1453 Skënderbeu theu dy ushtri në Mokren e Dibrës e në fushen e Pollogut (Tetovë-Gostivar). Fitorja nuk i buzëqeshi në Berat (1455). Pasi ra qyteti, komandanti turk kërkoi 15 ditë afat për dorëzimin e kështjellës. Brenda këtij afati dhe nga shkujdesja e Muzak Topisë, një ushtri osmane, e ndihmuar nga Moisi Golemi, rrethoi ushtrinë shqiptare dhe e shpartalloi atë. Skënderbeu dhe Gjergj Arianiti u shkuan në ndihme, por ishte tepër vonë.
Në 1456, Skënderbeu doli përpara një ushtrie osmane prej 15 000 vetash, e drejtuar nga Moisi Golemi, i cili kishte shkuar në oborrin e sulltanit. Në një ndeshje osmanët u thyen. Moisiu e kuptoi gabimin dhe kërkoi falje. Skënderbeu e fali dhe i ktheu të gjitha pronat e detyrat që kishte pasur.
Një ushtri shumë e madhe (80 000 veta) vërshoi nën drejtimin e Isak bej Evrenozit, i shoqëruar nga Hamza Kastrioti (1457). Me lindjen e trashegimtarit (Gjonit), ai i kishte humbur shpresat për të zëvendesuar Skënderbeun në krye të shtetit dhe kishte ikur në Stamboll. Pas ndeshjes në brezin lindor, ai tërhoqi ushtrinë, duke i krijuar armikut bindjen se ishte thyer.
Ushtria Osmane përshkoi luginen e Matit, pa i hyrë një gjemb në këmbë deri në Ujin e Bardhe (Albulenë) afër Mamurasit, ku pushoi e shkujdesur. Skënderbeu mblodhi ushtrinë e shpërndarë dhe sulmoi kampin osman. Ushtria osmane u shpartallua, u zunë shumë robër, midis tyre ishte edhe Hamzai, të cilin e dergoi në burgjet e Italisë dhe më vonë e fali.

Betejat e mëdha të viteve '60 (1450-1460)
Nga disfata e turqve në Ujin e Bardhë, për 5 vjet tokat e lidhjes i shpëtuan sulmeve shkatërrimtare. Në vitin 1462 Skënderbeu theu 4 ushtri. Dy vjet më vonë Skënderbeu shpartalloi një ushtri tjetër në Ohër. Sulltani dërgoi Ballaban pashën, komandant i zoti nga Mati, i rritur në oborrin e sulltanit. Ndeshja e parë u bë në Fushën e Vajkalit në Bulqizë (prill 1465) dhe përfundoi me thyerjen e osmanëve. Ballabani e tërhoqi me mjeshtëri ushtrinë; gjatë tërheqjes, ai organizoi disa kurthe dhe kapi rob tetë komandantë të shquar të Skënderbeut, midis tyre edhe Moisi Golemin. Skënderbeu ofroi shuma të mëdha, por sulltani nuk pranoi. Skënderbeu në 4 ndeshje doli fitimtar, por me mundime të mëdha.
Në maj të vitit 1466, sulltan Mehmeti II, në krye të një ushtrie që ishte më e madhja deri atëherë (150.000 vetë), rrethoi Krujën për të dytën herë. Garnizonin e udhehiqte Tanush Topia. E njëjta tablo, e njëjta taktikë u ndoq, si në rrethimin e parë. Lufta zgjati dy muaj. Sulltani u bind se as këtë herë nuk do të binte shpejt Kruja, por shpresonte që uria do të bënte punën e vetë, ndaj urdhëroi ndërtimin e keshtjellës së Valmit (Elbasan). Prej këtu Ballaban pasha do të vazhdonte rrethimin e Krujës. Sulltani u largua. Gjendja ekonomike e vendit ishte katastrofike. Uria ishte e pranishme kudo.
Skënderbeu dhe i biri shkuan në Venedik, në Napoli e në Romë për të kërkuar ndihmë. Ndihmat e siguruara ishin të pakta (6.000 dukatë). Kur Skënderbeu ishte në Itali, osmanët kishin pushtuar disa kështjella. Ai u kthye me shpejtësi dhe së bashku me Lekë Dukagjinin shpartalloi një ushtri të komanduar nga Jonima, vëllai i Ballaban pashës (prill 1467). Prej andej shkoi kundër Ballaban pashës dhe e shpartalloi atë. Vetë Ballabani mbeti i vrarë.
Disfata e Ballaban pashës e egërsoi së tepërmi sulltanin, prandaj në fund të majit 1467 erdhi me një ushtri edhe më të madhe. Me sa duket, kishte vendosur të mos kthehej pa shkatërruar çerdhen shqiptare, pengesën kryesore për të kaluar në Itali. E njëjta gjendje ishte si në rrethimin II. Qëndresa e detyroi sulltanin të urdhëronte shfarosjen në masë të shqiptarëve. Kruja rezistoi për të tretën herë. Vera kaloi. Sulltani u largua me ushtrinë e rraskapitur. Fitoret u kushtuan shtrenjtë shqiptarëve. Qëndresë u benë osmanëve edhe shqiptarët e Moresë.

Lidhja pas vdekjes së Skënderbeut(1468-1506)
Për një mobilizim të përgjithshëm, Skënderbeu thirri në janar të vitit 1468 një kuvend të princave shqiptarë në Lezhë.
Mirepo në këtë kohë prirësi i Lidhjes ishte i sëmurë dhe ai vdiq në Lezhë.
Megjithatë qëndresa vazhdoi deri në vitin 1473. Një vit më vonë, një ushtri osmane prej 80.000 vetash iu drejtua Shkodrës me artileri të rëndë. Një predhë peshonte 200 kg.
Mbrojtësit u bënë ballë dy sulmeve të osmanëve, të cilët lanë Shkodrën dhe iu kthyen Krujës. Për të katërten herë Kruja u bëri ballë. Një ushtri shqiptaro-veneciane i erdhi asaj në ndihmë dhe osmanët pësuan disfatë, por u riorganizuan me shpejtësi dhe shpartalluan ushtrinë, që kishte rënë pas plaçkës së luftës.
Në pranverë te vitit 1478 sulltani erdhi përsëri në Shqipëri. Nga uria garnizoni dorëzoi kështjellën. Prej andej sulltani iu drejtua Shkodrës. 10 000 cleve transportuan artilerinë. Një predhë peshonte nga 425 deri në 600 kg. Qendresa heroike e shqiptarëve bëri që sulltani të linte të vrarë mbi 12.000 veta dhe pas kësaj ai u largua pa e marrë kështjellën. Në Janar 1479 Venediku ua dorëzoi atë osmanëve.
Nga bujarët shqiptarë vendin e Skenderbeut nuk mundi ta zinte asnjë. U thirrën princat që kishin emigruar në Itali. Ftesës së shqiptarëve iu përgjigjen Nikollë e Lekë Dukagjini, Gjon Kastrioti, Kostandin Muzaka. Gjoni zbarkoi në Durrës (1481) dhe shqiptarët e pritën si trashëgimtar legjitim.
Kryengritësit çliruan principatën e Kastriotëve. Pas tre vjetësh kryengritja u fashit. Krahas Gjonit, Kostandin Muzaka zbarkoi në Himarë, e cila ra në duart e tyre. Forcat osmane të planifikuara për në Itali u hodhën mbi kryengritësit. Në vitin 1492 sulltan Bajaziti II marshoi drejt Himarës. Pas luftimesh e masakrash, sulltani u detyrua t'u njihte himariotëve venomet.
Në vitet 1494-1495 shpërtheu një kryengritje tjetër në Shqipërinë e Mesme. U thirr nga Italia Skënderbeu i Ri. Kryengritësit çiruan ishullin e Lezhës. Qëndresa vazhdoi deri më 1506.