Berati ndodhet 120 km larg kryeqytetit – Tiranë, 92 km larg Durrësit dhe 85 km larg Vlorës. Pozicioni gjeografik është shumë i favorshëm për transportin e tranzitin si edhe për komunikimin ekonomiko-shoqëror me shumë rrethe të vendit. Berati me anë të largësive 40-50 km komunikon direkt me 7 rrethe të vendit: Lushnje (37 km), Fier (47 km), Memaliaj (41 km), Këlcyrë (50 km), Çorovodë (50 km), Kuçovë (16 km)-Elbasan (43 km). I vetmi qytet që i afrohet Beratit për nga shkalla e komunikimit me të gjithë perimetrin e tij është Elbasani, i cili komunikon direkt me 5 rrethe. Nga analiza të tilla del se Berati është potencialisht qendra më e madhe e kryqëzimit të rrugëve dhe kalimeve në territorin e vendit. Në Berat mund të kryhet tranziti më i shkurtër të paktën për ¾ e vendit, për gjithë aktivitetin që vjen nga Jugu dhe shkon për në Lindje e për në Veri (përmes kryeqytetit).
Berati është ngritur në një pozicion gjeografik të mrekullueshëm klimaterik, me aftësi komunikimi, tranziti, prodhimi e përpunimi që rrallë i ka ndonjë qytet tjetër. Aktualisht Berati ka vetëm një dalje me rrugë kombëtare, atë që e lidh me Lushnjen e që prej aty degëzohet për Fier-Vlorë e Durrës-Tiranë. Lidhjet e tjera janë me rrugë dytësore, me parametra teknikë të ulët e të pamirëmbajtura. Ndërtimi i segmenteve të tjerë rrugorë, sipas studimeve të ndryshme, do të përmirësonte komunikimet me zona të tjera, duke hapur mundësi për një zhvillim më të shpejtë dhe intensiv të Beratit. Rrjeti rrugor brenda rrethit ka 180 km, nga të cilat 65 km rrugë të asfaltuara, 18 km rrugë nacionale dhe 113 km rrugë rurale. Rrethi kategorizohet ndër ata me 26-50 mjete të transportit rrugor për 1000 persona.