RRETH SHQIPERISE            
Like us on Facebook
  • Hyrja
  • Gjeografia
  • Historia
    • Histori e Hershme - Pellazge, Ilire dhe Epirote
    • Pirro i Epirit
    • Gjergj Kastrioti - SKENDERBEU
    • Besëlidhja e Lezhës
    • Familja e Kastrioteve
    • Ali Pashe Tepelena
    • Pavarësia e Kosovës
  • Kultura
    • Arti
    • Kuzhina
    • Letersia
    • Vallja
  • Transporti
  • Turizmi
    • Amantia
    • Antigonea
    • Laguna e Karavastasë
    • Parku Kombëtar i Butrintit
    • Parku Kombëtar i Lurës
    • Parku Kombëtar Thethit
    • Parku Kombëtar Lugina e Valbonës
    • Parku kombëtar i Korabit
    • Parku Kombëtar i Llogorasë
    • Parku Kombëtar i Dajtit
  • Ekonomia
  • Sporti
    • Futboll>
      • Historia e kampionateve
      • Kupa e Kampioneve
      • Kupa e Kupave
      • Kupa Uefa
      • Kupa Intertoto
      • Ekipi kombetar
    • Volejboll
    • Basketboll
  • Berati
    • Gjeografia
    • Historia
    • Kultura
    • Turizmi
    • Transporti
    • Personalitete
    • Foto
    • Video
  • Durresi
    • Prejardhja e emrit
    • Historia, Gjeografia & Transporti
    • Personalitete
    • Foto
  • Gjirokastra
    • Prejardhja e emrit
    • Gjeografi
    • Histori
    • Kultura
    • Turizmi
    • Personalitete
    • Foto
    • Video
  • Shkodra
    • Gjeografia
    • Historia
    • Kultura
    • Turizmi
    • Transporti
    • Personalitete
    • Foto
    • Video
  • Tirana
    • Gjeografia
    • Historia
    • Turizmi
    • Transporti
    • Personalitete
    • Kuriozitete
    • Foto
    • Video
  • Vlora
    • Historia
    • Transporti
    • Foto
    • Video
Kuzhina shqiptare është një përzierje e influencave të kuzhinës turke, asaj ballkanike dhe evropiane. Ajo është e njohur për vlerat e larta ushqimore dhe shijen e saj mjaft të mirë. Pothuajse çdo krahinë ofron specialitet e saj të veçanta.

Gatimi i mishit të pjekur, sidomos qingjit dhe përgatitja e byrekëve të ndryshëm është e përhapur në të gjithë vendin. Veçanërisht në krahinat e jugut dhe Shqipërisë së mesme është i njohur përdorimi në shkallë të gjerë i perimeve dhe zarzavateve, vajit të ullirit, erëzave të ndryshme dhe limonit.

Pjatat e peshkut janë të njohura veçanërisht në qytetin e Shkodrës (tava e krapit), Pogradecit (korani me arra dhe lloje të tjera), zona bregdetare e Jonit dhe Adriatikut etj.

Në Shqipëri gatuhen ëmbëlsira të shumëllojshme, shumë prej të cilave janë të përbashkëta edhe për vendet e tjera ballkanike dhe Azinsë së vogël (ballkavaja, kadaifi, sheqerparet, hashurja etj). Ndër ëmbëlsirat më tradicionale është "ballokumja", e cila gatuhet në qytetin e Elbasanit për festen e Ditës së Verës (14 Mars).

Si rezultat e klimës së përshtatshme mesdhetare Shqipëria është e njohur për kultivimin e rrushit dhe prodhimit e një varieteti verërash të kuqe dhe të bardha. Ndër më të përmendurat janë ato Merlot, Kabërnet, Pinot Nero, Kallmet, Shesh i Zi, San Gioveze, Riesling, Shesh i Bardhë etj.

Pija më tradicionale alkoolike është rakia (një lloj Brandy i prodhuar nga rrushi). Në disa zona të Shqipërisë prodhohet edhe rakia e kumbullës (Korçë, Dibër), ajo e manit (Boboshticë etj). Shqipëria është gjithashtu e njohur edhe për prodhimin e konjakut Skënderbej, i përmendur për shijen dhe aromën e tij. Konjaku shqiptar ka fituar gjithashtu edhe çmime ndërkombëtare.

Ndër pijet jo alkoolike është për tu përmendur boza (një pije freskuese me bazë misrin), e prodhuar në veri të vendit sidomos në krahinën e Kukësit si dhe rehania, e cila vjen nga lëngu i rrushit dhe është pije tipike e Skraparit.

Powered by Create your own unique website with customizable templates.