RRETH SHQIPERISE            
Like us on Facebook
  • Hyrja
  • Gjeografia
  • Historia
    • Histori e Hershme - Pellazge, Ilire dhe Epirote
    • Pirro i Epirit
    • Gjergj Kastrioti - SKENDERBEU
    • Besëlidhja e Lezhës
    • Familja e Kastrioteve
    • Ali Pashe Tepelena
    • Pavarësia e Kosovës
  • Kultura
    • Arti
    • Kuzhina
    • Letersia
    • Vallja
  • Transporti
  • Turizmi
    • Amantia
    • Antigonea
    • Laguna e Karavastasë
    • Parku Kombëtar i Butrintit
    • Parku Kombëtar i Lurës
    • Parku Kombëtar Thethit
    • Parku Kombëtar Lugina e Valbonës
    • Parku kombëtar i Korabit
    • Parku Kombëtar i Llogorasë
    • Parku Kombëtar i Dajtit
  • Ekonomia
  • Sporti
    • Futboll>
      • Historia e kampionateve
      • Kupa e Kampioneve
      • Kupa e Kupave
      • Kupa Uefa
      • Kupa Intertoto
      • Ekipi kombetar
    • Volejboll
    • Basketboll
  • Berati
    • Gjeografia
    • Historia
    • Kultura
    • Turizmi
    • Transporti
    • Personalitete
    • Foto
    • Video
  • Durresi
    • Prejardhja e emrit
    • Historia, Gjeografia & Transporti
    • Personalitete
    • Foto
  • Gjirokastra
    • Prejardhja e emrit
    • Gjeografi
    • Histori
    • Kultura
    • Turizmi
    • Personalitete
    • Foto
    • Video
  • Shkodra
    • Gjeografia
    • Historia
    • Kultura
    • Turizmi
    • Transporti
    • Personalitete
    • Foto
    • Video
  • Tirana
    • Gjeografia
    • Historia
    • Turizmi
    • Transporti
    • Personalitete
    • Kuriozitete
    • Foto
    • Video
  • Vlora
    • Historia
    • Transporti
    • Foto
    • Video
Qytet i lashtë dhe një nga portet kryesore te Shqipërisë. Ndodhet ne jugperëndim te vendit, buzë Adriatikut. Në lashtësi njihej me emrin Aulona. Gjurmët më të hershme i takojnë shek. VI p.e.s. Në shek. IV rrethohet me mure guri të latuar.

Duke qenë një nyje e rrugëve tokësore e detare, i njohur për verën, ullinjtë e kripën, u bë porti kryesor i Ilirisë pas rënies së Apolonisë e Orikumit. Në mesjetë fatet e qytetit lidhen me kështjellën e Kaninës. Më 1081 u pushtua nga normanët, më 1205 nga Venediku, pastaj kaloi në sundimin e Hohënshtaufëve gjermanë dhe më 1272 u përfshi në mbretërinë e Arbërisë. Në shek. V. u bë një qendër e lulëzuar tregtare e zejtare, si despotat më vete. Kaloi në shek. XIV nën sundimin e Balshajve. Ishte e dëgjuar për punimin e hekurit, të shpatave, të mëndafshit, për nxjerrjen e kripës etj.

Osmanët e pushtuan këtë zonë më 1417 dhe kjo zonë ofronte portin e parë të pushtuar prej tyre në Adriatik. Në shekujt e mëvonshëm u bë edhe qendër sanxhaku, i cili u trashëgua gati pa ndërprerje nga Vlorat, oxhaku i qytetit. Më 1531, kur sanxhakbej ish Kara Sinan Pashë Vlora, Sulltan Sulejmani i Madh vizitonte zonën dhe më gurët e Aulonës u ndërtua një kala afër detit (në vendin e stadiumit të sotëm) me trajtë 8-këndëshe, e përshtatur për artilerinë. Brenda kishte kulla 7-katesh e banesa. Mendohet se është projektuar nga arkitekt Sinani. Kalaja njihet edhe si Kalaja e Skelës. Historiani turk Evlija Çelebiu e konsideronte Kalanë e Skelës si një nga mrekullitë e arkitekturës osmane dhe në të njëjtin nivel me Kullën e Selanikut. Zona në të cilën ishte e ndërtuar Kalaja e Skelës u deklarua Monument kulture në vitin 1963. Në vitin 1997, KKRT e qytetit Vlorë dha leje ndërtimi edhe për këtë zonë të qytetit. Në vitin 2000 gjatë punimeve për hedhjen e themeleve të një pallati shumëkatësh u zbuluan pjesë të themeleve të Kalasë së Skelës. Ndërtimi vazhdoi dhe nuk u krye asnjë studim i materialit arkeologjik të zbuluar. Një ndërtesë tjetër që shpreh lulëzimin kulturor është edhe Xhamia e Muradies 1542. Në shek. XVII-XVIII qyteti u bë përsëri një qendër e rëndësishme ekonomike-tregtare dhe port eksporti e importi. Ali Pasha e mori me 1812. 

Vlora ishte kryeqyteti i parë i Shqipërisë së pavarur. Me 28 nëntor 1912 këtu Kuvendi Kombëtar shpall Pavarësinë në Sarajet e Vlorajve dhe formoi qeverinë me Ismail Qemal Bej Vlorën në krye. Por në dhjetor 1914 u pushtua nga italianët. Më 1920 u krijua komiteti "Mbrojtja Kombëtare", i cili organizoi forcat që morën pjesë ne Lufta e Vlorës dhe pushtuesit italiane të thyer u detyruan të pranojnë tërheqjen më 2 shtator 1920. Qyteti kishte 4.000 banore, ai vijoi të ishte vatër e lëvizjes atdhetare e demokratike. Me rastin e varrimit të Avni Rustemit më 30 prill 1924, u ngrit komiteti i cili organizoi kryengritjen e cila çoi në Revolucionin e Qershorit 1924. Në nëntor u hap shkolla e mesme tregtare. U çlirua më 15 tetor 1944. Gjate periudhës komuniste qyteti u rrit në sipërfaqe dhe në numër duke arritur 72000 banore në 1989.

Në 1997, Vlora ishte qendra e demonstratave popullore kundër firmave piramidale (Ponzi scheme), gjë që solli dhe rënien e qeverisë.

Sot, Vlora është një qendër e rëndësishme turistike, kjo fal edhe mjedisit të këndshëm bregdetar.

Powered by Create your own unique website with customizable templates.